Bota

Protestuesit në SHBA sulmojnë me lëndë plasëse policët, arrestohen 35 persona për terrorizëm

Departamenti i Policisë së Atlantës tha se 35 persona u arrestuan dhe akuzuan turmën se hodhën tulla, gurë të mëdhenj dhe kokteje molotov ndaj oficerëve të policisë.

6 Mars 2023, 20:45 Nga a.l
Protestuesit në SHBA sulmojnë me lëndë plasëse
Sulmohen policët në SHBA

SHBA- Autoritetet amerikane kanë arrestuar 35 persona të cilët akuzohen për terrorizëm. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 100 protestues të veshur me të zeza depërtuan në një zonë ku trajnoheshin policët dhe zjarrfikësit në Atlanta, duke djegur automjete dhe duke ndezur fishekzjarrë drejt oficerëve të vendosur aty pranë. 

Departamenti i Policisë së Atlantës tha se 35 persona u arrestuan dhe akuzuan turmën se hodhën tulla, gurë të mëdhenj dhe kokteje molotov ndaj oficerëve të policisë. Shefi i policisë së Atlantës tha se asnjë oficer nuk u lëndua, por disa pjesë të pajisjeve të ndërtimit u dogjën, tha shefi i policisë së Atlantës, Darin Schierbaum gjatë një konference për shtyp rreth mesnatës.  Incidenti ndodhi në një qendër trajnimi të planifikuar që kundërshtarët e quajnë "Cop City", ku një 26-vjeçar i quajtur Tortuguita u qëllua për vdekje dhe një ushtarak i shtetit u plagos në janar. 

sulm ne shba

Sondazh

Poll