Art&Argëtim

Takova prindërit e të dashurës time, dhe kuptova që kisha fjetur me babain e saj

22 Shtator 2019, 11:50 Nga DOSJA
Takova prindërit e të dashurës time, dhe kuptova që kisha

 Amerikë- Njerëzit janë të ndryshëm, gjithashtu dhe jeta, historitë e dashurisë apo problematikat që ato kanë janë të ndryshme për të gjithë ne.

Por historia e një djali amerikan, është diçka që nuk ndodh edhe aq shpesh.

Amerikani kishte 5 vjet i lidhur me të dashurën e tij, dhe për të ajo ishte e duhura.  Në lidhjen e tyre kishte ardhur momenti që vajza ta prezantonte partnerin me familjen e saj. Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Pasi hyri në shtëpinë e vajzës dhe takoi prindërit e saj, djali e kuptoi menjëherë që ishte  një problem i madh dhe që diçka do shkonte keq.

Kur pa fytyrën e babait të vajzës, djali e njohu menjëherë, dhe ai gjithashtu. Përpara se të krijonte një lidhje me vajzën, ai kishte kaluar një fazë eksperimentimi me trupin e tij, dhe kishte qenë për një periudhë të shkurtër kohe biseksual. Gjatë kësaj periudhe djali kishte njohur dhe të atin e vajzës, dhe kishin përfunduar duke fjetur bashkë. Por ai shprehet se ajo fazë zgjati shumë pak në jetën e tij, dhe se çdo gjë ka marrë fund për të.

Sigurisht asnjëri prej të dyve nuk e prisnin të ritakoheshin në atë situatë.

Në momentin që vajza dhe mamaja e saj largohen për pak çaste nga dhoma, i ati i vajzës i afrohet djalit dhe i thotë që nuk do që të të shoh pranë vajzës time, dhe se lidhja e tyre duhet të marrë fund.

Fatkeqsisht çifti nuk ja doli t’i mbijetonte këtij trekëndëshi.

Burimi: The Guardian  

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim amerikë cudira amerikë cudira

Sondazh

Poll