Art&Argëtim

Ujku mjegull kërkon, ‘sypatremburit’ e tërmetit që përfituan, futën duart në banak kur të gjithë vraponin (Video)

21 Shtator 2019, 20:41 Nga DOSJA
Ujku mjegull kërkon, ‘sypatremburit’ e tërmetit që

TIRANË– Shqipëria është përfshirë ditën e sotem nga tronditje të fuqishme tërmeti që lanë pas 105 persona të plagosur e të lënduar, dhe qindra banesa të shkatërruara. Por në këto lloj situatash, siç thotë edhe një shprehje popullore ‘ujku mjegull kërkon’, kanë përfituar edhe ata që ‘kanë dorë’.

E kemi fjalën për hajdutët. Në një video të publikuar nga “Jeta osh Qef” në Facebook, shihen disa të rinj brenda një lokali që kanë përfituar nga vrapimi i njerëzve. Ata janë ngritur në këmbë, por në vend që të dali më vrap nga dera (siç bënë të gjithë) janë drejtuar nga banaku.

Kamera e sigurisë ka kapur të rinjtë, që duken qartë se marrin çfarë gjejnë në banak dhe më pas vrapojnë jashtë lokalit. Në duar mbajnë edhe një stekë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale earthquake albania termet i forte ne shqiperi earthquake albania termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll