Aktualitet

1-vjeçari i infektuar me HIV në QSUT, fëmija gjen mbështetje nga shteti italian

Prindërit fituan betejën ligjore në Gjykatën e Apelit ndaj prokurorit Saimir Hysi. Ky i fundit, kishte vendosur mosfillimin e hetimit për rastin, me argumentimin se nuk ka pasur neglizhencë mjekësore nga ana e mjekëve, por tjetër gjë pretendojnë prindërit.

6 Mars 2023, 14:46 Nga A.B
1-vjeçari i infektuar me HIV në QSUT, fëmija gjen
Foto ilustruese

TIRANË- Fëmija 1 vjeçar shqiptar, i infektuar me HIV, ka marrë të drejtën e qëndrimit në Itali. Vendimi është marrë nga Gjykata e Minorenëve të Romës, e cila argumenton në shkresën e saj, se duke marrë parasysh shtrimet e njëpasnjëshme dhe nevojën e kujdesit më të specializuar, autorizohet qëndrimin e foshnjës në Itali.

'Balkanweb' raporton se sipas autoriteteteve italiane, kujdesi i munguar në Shqipëri, do të merret në Itali, në spitalin e quajtur “Bambino Gesù”.

Prindërit fituan betejën ligjore në Gjykatën e Apelit ndaj prokurorit Saimir Hysi. Ky i fundit, kishte vendosur mosfillimin e hetimit për rastin, me argumentimin se nuk ka pasur neglizhencë mjekësore nga ana e mjekëve, por tjetër gjë pretendojnë prindërit. Prindërit pretendojnë se i vogli i tyre është infektuar në sistemin shëndetësor shqiptar, gjatë qëndrimit në pediatrinë e QSUT, duke mos e ditur ende ekzaktësisht se çka ndodhur me të voglin.

Ata kanë kërkuar informacion nga autoritetet shëndetësore, me shkresa dërguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu dhe kryeministrit Edi Rama, po ende pa përgjigje. Kërkesën e prindërve për gjurmim e fëmijëve që ndodheshin në të njëjtin repart me birin e tyre, ISHP e refuzoi, me arsyetimin se nuk janë të skeduar me HIV.

femija me hiv

Sondazh

Poll