Bota

ME VIDEO/ 820 ushtarë shqiptarë realizojnë portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Portreti është bërë në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raci.

5 Mars 2023, 15:51 Nga F.M
ME VIDEO/ 820 ushtarë shqiptarë realizojnë portretin e
Ushtarët

KOSOVË- Në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në videon e publikuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës shihet se si ushtarët realizojnë në poligon portretin e Komandantit. Portreti është bërë në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raçi.


Përse kujtohen datat 4 dhe 5 mars?

Në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, regjimi serb i Sllobodan Millosheviç-it ndërmari një sulm të gjerë në Prekaz të Drenicës, për të shfarosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht drejtuesin e saj, komandantin Adem Jashari. Kjo betejë u kthye në gurin që themeloi lirinë e shtetit të Kosovës.

epopeja e uçk adem jashari

Sondazh

Poll