Bota

Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë e ndodhur në Greqi: Përgjegjësi e gjithë qeverisë! Nuk do fshihemi pas gabimit njerëzor

Ai tha se ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.

5 Mars 2023, 09:40 Nga A.B
Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë e ndodhur në Greqi:
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri, grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave dy persona humbën jetën. Ai tha se ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.

 “Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. 

Ai tha gjithashtu se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u realizua përpara se të ndodhte tragjedia.

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll