5 Mars 2023, 09:23
Nga A.B

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.
Gjermania ka ngrirë 5.25 miliardë Euro asete që u takojnë oligarkëve rusë që janë sanksionuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë, thuhet në të dhënat e Ministrisë gjermane të Financave, raporton Reuters.
Kjo shifër është 4.28 miliardë Euro gjashtë muaj më parë. Ministria ndau këto informacione në përgjigje të një kërkese nga anëtari i Parlamentit gjerman, Christian Goerke.
“Që nga Dhjetori [i vitit 2022] vetëm 200 milionë euro asete të oligarkëve janë ngrirë, dhe brenda gjysmë viti vetëm një miliard. Asnjë oligark nuk ka raportuar asetet e tij që nga Dhjetori”, kritikoi Goerke.
Sipas ligjit gjerman të sanksioneve, personat e shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të deklarojnë menjëherë asetet e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të përballen me gjobë apo deri në një vit burgim.
Deri më tani, tetë oligarkë kanë raportuar 31 asete në Bundesbank, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane. Vlera e këtyre aseteve është e barasvlershme me 577 milionë Euro. Në këto asete bëjnë pjesë llogari bankare, kompani dhe letra me vlerë.
Që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 Shkurt 2022, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe oligarkëve dhe kompanive ruse./REL
gjermania
Bota
5 Mars 2023, 09:04
A.B
Agni Titeli
GREQI- Këmbëngulja e shoqes së saj shpëtoi Agni Titeli, studente e AUTH-së dhe pasagjere në trenin fatal në ...
Bota
5 Mars 2023, 08:52
A.B
Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshëm të vazhdojë diskutimet për planin e zbatimit t&e...
Bota
5 Mars 2023, 08:26
A.B
Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kualifikim, më shumë digjitalizim. Pandemia e Coronës e k...
Bota
5 Mars 2023, 08:18
A.B
Zgjedhje
MAL I ZI- Ditën e sotme në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetar&eu...
Bota
4 Mars 2023, 23:08
k.m.
Foto ilustruese
Një përpjekje dypartiake e shteteve për të luftuar manipulimin zgjedhor është vënë në epiqend&...
Bota
4 Mars 2023, 22:45
k.m.
Marianne Williamson
Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të shtunën kandidimin për Presidente, duke u bërë demokrat...
Bota
4 Mars 2023, 22:27
k.m.
Foto ilustruese
Vdekjet nga mbidoza me drogën fentanil kanë bërë që komunitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara t&...
Bota
4 Mars 2023, 22:15
k.m.
Martin Cooper
Martin Cooper, i lindur në Çikago në vitin 1928, është një inxhinier amerikan që udhëhoqi ekipin q&...
Bota
4 Mars 2023, 21:55
k.m.
Francë
FRANCË- Një autobus që transportonte 40 nxënës të shkollave fillore në shtëpi nga një udhëtim...
Bota
4 Mars 2023, 21:55
k.m.
Sergei Lavrov
INDI- Komentet e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, u pritën me të qeshura në një konfere...