Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë, “Kështu janë gjenitë” shkruan ‘AS’...

Për 27-vjeçarin shqiptar ishte ky goli i tij i 18-të këtë sezon, krahas edhe tri asistimeve. Beratasi Myrto Uzuni është shënuesi më i mirë në La Liga 2.

4 Mars 2023, 23:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Myrto Uzuni vazhdon shkëlqimin në Spanjë,

SPANJE - Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, vazhdon të dëshmojë formën e tij të mire sportive në La Liga 2. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, Granada shënoi fitore 3-1 në trasfertë kundër Burgos.

Sulmuesi kuqezi ishte autor i golit të dytë, i shënuar në minutën e 84-t të takimit. Për 27-vjeçarin shqiptar ishte ky goli i tij i 18-të këtë sezon, krahas edhe tri asistimeve. Beratasi Myrto Uzuni është shënuesi më i mirë në La Liga 2.

“Shkëndija e Shqipërisë arriti në “El Plantío” me 17 gola në 32 gjuajtje në portë. Zero gjuajtje në pjesën e parë. Në minutën e 84-t, përfitoi nga mundësia e tij e parë për të shënuar. Kështu janë gjenitë”, shkruan “AS” në komentin e saj rreth Uzunit.

Jorge Molina (69′ dhe 90’+8) ishte autor i dy golave tjerë në fitoren e Granadas. Camps Gaspar (8′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Granada pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë. Në përfundim të kampionatit, dy skuadrat e para në renditje sigurojnë promovimin në La Liga. Burgos është në pozitën e shtatë me 45 pikë. 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll