Bota

ME VIDEO- Publiku në Dehli shpërthen në të qeshura kur Lavrov thotë se lufta në Ukrainë “filloi kundër nesh”

Sergei Lavrov pohoi gjithashtu se Rusia po përpiqej të ndalonte luftën.

4 Mars 2023, 21:55 Nga k.m.
ME VIDEO- Publiku në Dehli shpërthen në të qeshura kur
Sergei Lavrov

INDI- Komentet e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, u pritën me të qeshura në një konferencë ndërkombëtare në Indi, kur ai tha se luftën e kishte nisur Ukraina, ndaj Rusisë.

Lavrov pohoi gjithashtu se Rusia po përpiqej të ndalonte luftën.

"Lufta, të cilën ne po përpiqemi ta ndalim, e cila u nis kundër nesh duke përdorur popullin ukrainas, natyrisht, ndikoi në politikën e Rusisë, përfshirë politikën e energjisë,"- tha ai, ndërsa njerëzit në audiencë qeshën.

Më herët të premten, ministri i jashtëm rus akuzoi Shtetet e Bashkuara për hipokrizi pasi sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken tha se Rusia nuk mund të lejohet të zhvillojë luftë në Ukrainë pa u ndëshkuar gjatë një forumi të sigurisë në Nju Jork.

sergei lavrov

Sondazh

Poll