Art&Argëtim

VIDEO-PERLA/ Fansja e injoron në koncert, Chris Brown i hedh telefonin nga turma

Lëvizja e saj për të nxjerrë celularin dhe për të bërë një video ndërsa Brown i këndonte dhe kërcimtarët e tij kërcenin ekskluzivisht për të, e la këngëtarin të irrituar.

4 Mars 2023, 11:01 Nga I.A
VIDEO-PERLA/ Fansja e injoron në koncert, Chris Brown i hedh telefonin nga
Chris Brown

SHBA- Pavarësisht vitesh përpjekjesh për të rifituar dashurinë e publikut dhe për të rikthyer reputacionin e tij, Chris Brown duket se nuk mund t'i shpëtojë gjithmonë impulsivitetit të tij të përhapur dhe provokues. Në një koncert të fundit, këngëtari ka marrë në skenë një fanse, e cila ishte e emocionuar dhe donte të filmonte momentin në celularin e saj. Lëvizja e saj për të nxjerrë celularin dhe për të bërë një video ndërsa Brown i këndonte dhe kërcimtarët e tij kërcenin ekskluzivisht për të, e la këngëtarin të irrituar.

Në fillim, Brown shihet duke marrë butësisht telefonin nga duart e saj dhe duke e lënë mënjanë. Madje ai filloi t'i bënte një kërcim sensual në prehër, por ajo e kapi sërish për të vazhduar xhirimet.

Më pas Brown brenda pak sekondash ia kapi telefonin nga duart dhe e hodhi në turmë. Gruaja dukshëm e mërzitur më pas ngriti duart në ajër përpara se dritat e skenës të errësoheshin dhe momenti i sikletshëm të merrte fund. Një pjesëtar i publikut e regjistroi incidentin dhe klipi u bë viral në rrjetet sociale.

chris brown

Sondazh

Poll