Aktualitet

Reagon Ministria e Arsimit pas tërmetit: Të hënën mësimi vijon normalisht

21 Shtator 2019, 19:29 Nga DOSJA
Reagon Ministria e Arsimit pas tërmetit: Të hënën

TIRANË– Ministria e Arsimit bën me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura fare dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

MASR nënvizon se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore në të gjithë territorin.

Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë. Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t’u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit”, njofton MAS.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e arsimit termet i fuqishem ministria e arsimit termet i fuqishem

Sondazh

Poll