Politike

Përfundon gjyqi, Indrit Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Sefa u shpreh se gjykata ka vendosur të rikthejë gjykimin në shkallë të parë me një trupë të re gjykuese.

3 Mars 2023, 18:55 Nga k/m
Përfundon gjyqi, Indrit Sefa: Të hënën regjistrohemi në
Indrit Sefa

TIRANË-Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur pas përfundimit të gjyqit për vulën e PD. Ai u shpreh se gjykata ka vendosur të rikthejë gjykimin në shkallë të parë me një trupë të re gjykuese. Sefa deklaroi se ditën e hënë do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 Majit.

"Duhet t'ju falenderoj për prezencën tuaj për këtë seancë maratonë, jam mirënjohës. Gjykata vendosi rikthimin në shkallën e parë, me një trupë tjetër gjyqësore. Ky ishte vendimi që u mor sot. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Do të regjistrohemi të hënën në KQZ. Nuk ka gjyqtar që të marrë të njëjtin vendim si zoti Zhukri. PD ka organe legjitime që do të vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje drejtimi, vulash. Legjitimiteti u vërtetua sot. Ka organet e veta PD që marrin vendimet për këtë punë. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Edhe njëherë, PD ka një seli dhe organet ligjitime. Mos më kërkoni të shpreh, nëse nuk e kuptoni, unë nuk mund të flas personalisht për veprime kolegjiale. Kodi Zgjedhor është i qartë, na e lini ne juristëve në dorë se e zgjidhim ne. Ne nuk i dimë afatet e gjykatës. Nuk flas as për fitore, as për gjysëm-fitore. PD e ndihmojnë që të gjitha pjesët e saj të jenë për demokratët. Vendimet e gjykatave janë vendime të zbatueshme."

Pyetja: Si do i merrni vendimet nga KQZ?

Sefa: Mos u shqetësoni për teknikalitete të tilla. Të jeni të qetë. Më bëni ca pyetje, doni të merrni vesh për vendimin, apo për zyra e vula. Faleminderit. 

pd ne gjyq indrit sefa

Sondazh

Poll