Politike

Përfaqësuesi i grupit 'Alibeaj', Kthupi: Ç'vendosi Gjykata? Shkurt; vendimi 'Zhukri' nuk ekziston më!

Kthupi deklaroi se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më

3 Mars 2023, 19:01 Nga A.B
Përfaqësuesi i grupit 'Alibeaj', Kthupi:
Rezart Kthupi

TIRANË- Një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, Rezart Kthupi në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.

“Vendimi i gjyqtarit është nul do rikthehemi për rigjykim. Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Organet legjitime të PD janë ato që përcaktohen nga Statuti. Kryetari i PD është ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj”, tha ai.

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

rezart kthupi pd ne gjyq

Sondazh

Poll