Aktualitet

Tërmeti e la pa shtëpi, mjeku popullor lutet në rrjetet sociale: Jam vetëm me nënën, s’kam ku fle…me ndihmoni (Foto)

21 Shtator 2019, 18:53 Nga DOSJA
Tërmeti e la pa shtëpi, mjeku popullor lutet në rrjetet sociale:

TROPOJË– Një mjek popullor me origjinë nga Tropoja nuk ka se ku ta kalojë natën, pasi ka mbetur pa shtëpi.

Banesa ku jetonte bashkë me të ëmën, u shemb nga tërmeti dhe tashmë i riu që quhet Andrea Ranxha ka mbetur jashtë.

Ranxha kërkon ndihmë në rrjetet sociale dhe shprehet se nuk ka ku ta kalojë natën, pasi është pa njerëz.

“Ju lutem nuk kam ku te shkoj me ra tavani i shtepise muri nga termeti jam pa njerez skam ku te shkoj me nenen vetem ne shtepi Ju lutem kam nevoje per ndihme,”- shkruan ai teksa lë edhe vendndodhjen e tij.

Por me siguri që Andrea, që në profilin e tij në Facebook, shkruan se është mjek popullor nuk është i vetmi që ka këtë problem. Tërmetet e fuqishëm që tronditën sot Shqipërinë kanë lënë 68 persona të lënduar dhe qindra banesa të dëmtuara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andrea ranxha termet i forte ne shqiperi andrea ranxha termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll