Bota

Shpërthejnë protestat në Kolumbi, vritet një oficer policie, 79 të tjerë merren peng

Përpos policit, ka humbur jetën dhe një civil, ndërsa 9 të tjerë janë marrë peng po ashtu.

3 Mars 2023, 17:32 Nga a.l
Shpërthejnë protestat në Kolumbi, vritet një oficer policie,
protesta ne Kolumbi

KOLUMBI- Një oficer policie ka vdekur dhe 79 të tjerë janë marrë peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë. Protestat kanë nisur ditën e djeshme, pasi banorët bllokuan kompleksin e një kompanie të kërkimit të naftës, të quajtur Emerald Energy. Banorët kërkojnë që kompania të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan, shkruajnë mediat e huaja.

Përpos policit, ka humbur jetën dhe një civil, ndërsa 9 të tjerë janë marrë peng po ashtu. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihen pengjet të ulur në dysheme në një dhomë të mbushur me njerëz. Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se shpresonte se ata do të liroheshin “në mënyrë të njëanshme” përpara çdo përshkallëzimi të dhunës dhe kërkoi ndihmë mjekësore nga Kryqi i Kuq.

Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan Emerald Energy të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan. Policia është sulmuar me hanxhar, ndërsa civili u vra me armë zjarri.

proteste ne kolumbi

Sondazh

Poll