Bota

Identifikohet një tjetër nga viktimat në Greqi, i vëllai: Na dhanë urdhër që të mos hapet arkivoli

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Serafimi, i cili i përlotur ka folur për mediat greke, duke dhënë detaje lidhur me të motrën e ndjerë.

3 Mars 2023, 16:18 Nga k.m.
Identifikohet një tjetër nga viktimat në Greqi, i vëllai: Na
Elpida Houpa

GREQI- Fatkeqësisht, 28-vjeçarja Elpida Houpa është një ndër viktimat e trenit IC62 që u përplas mbrëmjen e së martës në Tempi. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Serafimi, i cili i përlotur ka folur për mediat greke, duke dhënë detaje lidhur me të motrën e ndjerë.

“Trupi i pajetë është identifikuar. Pak më parë më ka marrë edhe policia dhe më kanë thënë se varrimi do të mbulohet me shpenzime publike, por na është dhënë urdhër që të mos hapet arkivoli sepse trupi është në gjendje të keqe,”- tha ai i tronditur.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur. 

elpida houpa tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll