Bota

Kurti: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për demokraci zgjedhore

Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” vuri në pah progresin demokratik të vendit tonë, ndërsa tha se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat.

3 Mars 2023, 15:45 Nga a.l
Kurti: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për demokraci
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i  Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023. Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” vuri në pah progresin demokratik të vendit tonë, ndërsa tha se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat.

“Konfirmim tjetër i progresit tonë demokratik: Kosova është përmirësuar për 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike— janë ende përpara nesh”, ka shkruar Kurti.

Instituti V-Dem (Varieties of Democracy) është një institut i pavarur kërkimor i themeluar nga Profesor Staffan I. Lindberg në 2014 që studion cilësitë e qeverisjes.

albin kurti

Sondazh

Poll