Bota

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

Janë ata që nuk përfshihen në 43 të vdekurit, 72 të plagosurit dhe 222 që nuk kanë pasur nevojë për trajtim në dy trena me gjithsej 356 pasagjerë.

1 Mars 2023, 22:55 Nga k.m.
Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shërbimit Ligjor të Larisës. Ai theksoi se ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar në 43 trupa, shumica e të cilëve ishin të rinj (20-30 vjeç) dhe në gjendje shumë të keqe. Nga të dhënat e zjarrfikësve rezulton se janë 19 persona të zhdukur. Janë ata që nuk përfshihen në 43 të vdekurit, 72 të plagosurit dhe 222 që nuk kanë pasur nevojë për trajtim në dy trena me gjithsej 356 pasagjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll