Bota

Iu duk sikur pa nga xhami i makinës një 'balonë spiune'/ Polici holandez zhgënjehet pasi kuptoi që zogu e 'përshëndeti' me jashtëqitje

Oficeri i policisë tha se u turpërua kur kuptoi se “baloni spiun” që po monitoronte me sy, rezultoi vetëm një jashtëqitje zogu që kishte rënë në xham.

1 Mars 2023, 21:47 Nga a.l
Iu duk sikur pa nga xhami i makinës një 'balonë
makina e policit holandez Hicham Argani

BRITANI-  Balonat spiune, kineze që kanë qarkulluar në SHBA kanë qenë së fundmi qendra e diskutimeve nga mediat ndërkombëtare kjo edhe për vetë misterin që fshihet pas këtyre mjeteve të çuditshme ajrore që pretendohet se lëshohen në qiell të hapur me një mision. Megjithatë rasti i një polici holandez i cili u gjend në një moment paniku, teksa udhëtonte me makinën e tij do t'iu shtojë paksa humorin, pasi historia nuk mbaron këtu. Hicham Argani besonte se kishte pikasur një objekt të paidentifikuar fluturues në Boxtel, por që pas ekzaminimeve më të imtësishme rezultoi se ishte një tjetër lloj “kërcënimi”.

Oficeri i policisë tha se u turpërua kur kuptoi se “baloni spiun” që po monitoronte me sy, rezultoi vetëm një jashtëqitje zogu që kishte rënë në xham. Kërcënimet e ballonëve spiunë janë përhapur këtë vit me pikasje nga Kina deri në Kanada. Kjo duket se shpjegon dhe tensionin e oficerit në Boxtel, në provincën holandeze të Brabant. Ai kishte shpërndarë foton në rrjetet sociale ku thoshte se objekti i paidentifikuar i kishte tërhequr vëmendjen teksa ishte në patrullë.

“Gjatë turnit të survejimit, më kapën sytë një ‘ballon spiun’ në zonën time. Pasi e ndoqa objektin për njëfarë kohe, u bë e qartë se ai gjendej mbi distriktin Selissen”, shkruante Hicham.

Hicham më pas doli nga makina për të parë objektin më nga afër, dhe atëherë ai kuptoi se çfarë po ndiqte. Ai zbuloi në fakt një glasë të madhe zogu në xhamin e përparmë të makinës, e cila kishte formën e nje “ UFO-je”.

Pasi Hicham gjeti një kartpecetë dhe pastroi xhamin nga jashtëqitja e zogut, balloni i dyshuar spiun nuk shihej më. “Boxtel është i sigurtë tani!” shtonte ai me shaka.

Zhvillimi vjen pasi një ballon kinez u rrëzua nga SHBA më 4 shkurt dhe disa pikasjeve të raportuara të objekteve të paidentifikuara ajrore në SHBA.

balona kineze hicham argani

Sondazh

Poll