1 Mars 2023, 09:29
Nga f.g

GREQI- Një tren pasagjerësh i linjës Athinë-Selanik doli nga shinat në afërsi të tunelit të Tempe duke u përplasur me një tren mallrash që ishte duke udhëtuar në linjën Selanik-Larisa. Përplasja fatale iu ka marrë jetën deri më tani 36 personave, shumica prej tyre studentë. Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit tregoi për mediat greke se situata është kaotike dhe se nga vagonët e parë kanë nxjerrë vetëm trupa të pajetë.
“Tek tre vagonët e parë nuk u afruam dot pasi kishte rënë zjarr. Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona të vdekur dhe në vagonët, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit i nxorëm në fillim dhe më pas nxorëm vetëm të vdekurit. Ka shumë viktima. Kishte të rinj, 80% ishin të rinj, nën 30-vjeç. Shumica e të vdekurve që gjetëm ishin të rinj. Trupat e viktimave po identifikon nga familjarët në spitalin e Larisës. Nga dy vagonët e parë dolën 2-3 të karbonizuar. Është e vështirë që t’i identifikosh.”-tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kabëlli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al
tragjedia e trenave ne greqi
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:21
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar popullin grek pas tragjedisë me përplasjen e dy trenave gjatë nat&e...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:08
f.g
Foto nga aksidenti
TIRANE- Agron Xhafa, shoferi 63-vjeçar që drejtonte autobusin e Unazës të hënën e aksidentit që p&e...
Aktualitet
1 Mars 2023, 09:06
F.M
Dosja.al
TIRANË- Sot, lajmi kryesor në të gjitha mediat është tragjedia e ndodhur në Greqi, pas përplasjes së dy tr...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:55
f.g
Foto ilustruese
FIER- Dy ditë pas zbulimit të një rasti pengmarrjeje dhe shfrytëzimi për prostitucion në qytetin e Fierit, go...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:53
F.M
Trenat
GREQI- Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se si pasojë e përplasje së dy trenave,m numri i ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:25
F.M
Arma e zjarrit
TIRANË- Tre persona të identifikuar si Eris Bulku 32 vjeç, Ibrahim Bulku 60 vjeç (babë e bir) dhe Noldi Shima, ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 08:07
F.M
Moti
TIRANË- 1 marsi ka nisur me një mot të keq, me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jet&eu...
Aktualitet
1 Mars 2023, 07:49
F.M
Aksident në Tiranë
TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiran&eu...
Aktualitet
1 Mars 2023, 07:41
Hasan Xhima
TIRANË- Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri te...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 23:13
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa nga komunikimet e anëtarëve të Gardës së Republikë...