Bota

Studimi: 50% e studentëve në Belgjikë mezi përballojnë ushqimin

Sondazhi është kryer pas një refuzimi të Asamblesë Kombëtare në Francë për të vazhduar lejimin e studentëve për të ngrënë drekë vetëm me një euro.

1 Mars 2023, 08:34 Nga I.A
Studimi: 50% e studentëve në Belgjikë mezi përballojnë
Foto Ilustruese

BRUKSEL- Një sondazh i Universitetit frëngjishtfolës të Brukselit (ULB) ka zbuluar se shumica e studentëve në Bruksel kanë vështirësi të paguajnë për vaktet ushqimore. Sondazhi është kryer pas një refuzimi të Asamblesë Kombëtare në Francë për të vazhduar lejimin e studentëve për të ngrënë drekë vetëm me një euro.

Siç raporton Brussels Times, Federata e Studentëve Frankofone (FEF) tregoi se jeta studentore në Federatën Wallonia-Bruksel është e kushtueshme për 90 % të studentëve. Ndonëse në disa kafeteri në universitetet e Brukselit çmimet e ushqimeve mbeten mbi 5 euro, shumë të tjera po përpiqen t'i ndihmojnë këta studentë që kanë vështirësi për të përballuar ushqimin duke ofruar çmime më të ulëta.

Kështu, Këshilli Social i Shkollës në IHECS Haute École në Bruksel ka prezantuar sanduiçe për 2 €, duke mbuluar vetë diferencën në çmimin e kostos. Në kampusin Alma të UCL në Bruksel, studentët mund të shijojnë gjithashtu një vakt të nxehtë për vetëm 3,60 €, që është ende shumë e shtrenjtë për disa. Në të njëjtën kohë, ULB ka vendosur përkohësisht çmimin për të gjitha vaktet në 2€.

ULB ka tre kampuse, dy lokacione në Bruksel dhe dy kampuse në Charlero, ku më shumë se një e treta e studentëve dhe studiuesve vijnë nga jashtë, dhe ka gjithsej 140 kombësi të ndryshme. Si rezultat i qasjes së mirë dhe pozitive, ULB ka 450 partneritete aktive me disa nga universitetet më të mëdha në botë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me shumë universitete në jug.

studentet ne bruksel

Sondazh

Poll