Bota

Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara! Si ndodhi tragjedia në Greqi, një kabëll elektrik e bëri të ndërronte rrugë

Brenda pak minutave, dy trenat u përplasën kokë më kokë duke bërë që një pjesë e vagonave të merrnin flakë.

1 Mars 2023, 07:31 Nga F.M
Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara! Si ndodhi tragjedia
Trenat në Greqi

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur itinerarin e aksidentit tragjik që ka ndodhur pak para mesnate në Greqi. Sipas raportimeve të para nga grupi hetimor që kamarrë në dorë ngjarjen, treni me 350 udhëtarë është përballur me një incident pasi një kabëll elektrik ka rënë në një nga vagonat duke shkaktuar masë.

Për rrjedhojë, drejtuesi i trenit ka ndryshuar rrugë dhe është futur në shina të tjera, pa e ditur që përballë tij po vinte një tren komercial që transportone mallra. Brenda pak minutave, dy trenat u përplasën kokë më kokë duke bërë që një pjesë e vagonave të merrnin flakë. Deri më tani, numërohen 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. Grupet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe pritet që bilanci të përkeqësohet.  

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll