Bota

Një histori si nëpër filma, ndodh në PALERMO: Djali i mafiozit dashurohet me mbesën e atij që i vrau të atin!

Djali i bosit në Palermo kishte qenë dëshmitar i vrasjes së atit. Por asokohe ai ishte ende fëmijë, dhe kishte parë vetëm një burrë me fytyrë të mbuluar që shkrepi armën.

28 Shkurt 2023, 19:59 Nga k.m.
Një histori si nëpër filma, ndodh në PALERMO: Djali i
Foto ilustruese

ITALI- Në Palermo, për shkak të çështjeve mafioze, historia e dashurisë mes dy të rinjve u pengua rëndë nga dy klane rivale.

“Duhet të ndahen,”- ishte dënimi i vendosur nga familja e vajzës që tentoi të mbulonte një vrasje. 9 vjet më parë, xhaxhai i tij, Tony Lipari, kishte vrarë babanë e të dashurit të tij, shefit Giuseppe Di Giacomo. Djali i bosit në Palermo kishte qenë dëshmitar i vrasjes së atit. Por asokohe ai ishte ende fëmijë, dhe kishte parë vetëm një burrë me fytyrë të mbuluar që shkrepi armën. Pikërisht ky i ri dashurohet tani me mbesën e Liparit. Lidhja e tij e fundit u pengua nga familja, megjithate arsyeja përse kjo histori dashurie po pengohej me kaq forcë, tërhoqi vëmendjen.

Çështja Di Giacomo u zgjidh falë përgjimeve të karabinierëve, në të cilat degjohet sesi Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetëson atë. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai turbullohet.

Në dialekt ai thotë fjalët: “E kupton që atë e vrau Toni?”, i shqetësuar se do të dilte sekreti i vëllait të tij. Fjalët e Salvatores konfirmohen në një tjetër përgjim. Këtë herë është Emanuele Lipari, babai i Salvatores dhe Tonyt, ai që flet: Çfarë t’i them vajzës? Unë do të hidhem në një fushë të minuar se çdo gjë që them për ta lënë atë kam frikë. Ajo do të na nxjerrë zbuluar…do na fundosë…

Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “për hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait. Toni u arrestua dhe u akuzua për vrasje të rëndë. Ai vepronte në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti i cili dha urdhrin për vrasjen e Di Giacomo. Të dy ata kishin qenë në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova./Tgcom

palermo

Sondazh

Poll