Bota

Abuzoi me 13 fëmijë, më i vogli 1 muajsh/ 45-vjeçari gjerman dënohet me 15 vite burg

Gjykata e qarkut në Këln vendosi një dënim me burg prej 14 vitesh e 6 muajsh, pasi dolën në përfundimin se ai abuzonte me foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët, e më pas ndau video dhe imazhe të brutalitetit të paimagjinueshëm në internet.

28 Shkurt 2023, 19:22 Nga k.m.
Abuzoi me 13 fëmijë, më i vogli 1 muajsh/ 45-vjeçari
Foto ilustruese

GJERMANI- Një gjerman 45-vjeçar, i cili ofronte shërbime për kujdesin e fëmijëve në internet, u shpall fajtor për abuzim seksual të të miturve.

Gjykata e qarkut në Këln vendosi një dënim me burg prej 14 vitesh e 6 muajsh, pasi dolën në përfundimin se ai abuzonte me foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët, e më pas ndau video dhe imazhe të brutalitetit të paimagjinueshëm në internet.

Prokurorët e kishin akuzuar 45-vjeçarin për më shumë se 120 akuza për abuzime seksual me 13 fëmijë midis viteve 2005 dhe 2019. Viktima e tij më e vogël ishte një foshnje 1-muajshe.

Policia e arrestoi në shtëpinë ku jetonte me gruan e tij, në qytetin Wermelskirchen, në fund të vitit 2021.

gjermani

Sondazh

Poll