Bota

Alec Baldwin sërish në telashe/ Anëtarët e ekuipazhit të filmit "Rust" e padisin për stres post-traumatik

Padia pretendon neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional në lidhje me vrasjen e kineastes Halina Hutchins, e cila u vra në xhirime në tetor 2021.

28 Shkurt 2023, 18:36 Nga I.A
Alec Baldwin sërish në telashe/ Anëtarët e ekuipazhit
Alec Baldwin

SHBA- Alec Baldwin është në telashe të reja ligjore pasi tre anëtarë të ekuipazhit të 'Rust' kanë ngritur një padi kundër tij, kompanisë së tij dhe Rust Movie Productions LLC. Padia pretendon neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional në lidhje me vrasjen e kineastes Halina Hutchins, e cila u vra në xhirime në tetor 2021.

Sipas padisë së paraqitur në një gjykatë të New Mexico, kameramani Ross Antiego, kostumografi Doran Cartin dhe montazhieri Rhys Price pësuan dëmtime fizike dhe psikologjike si pasojë e incidentit. Paditësit pretendojnë se kanë vuajtur nga pagjumësia, ankthi, depresioni dhe simptomat e stresit post-traumatik si rezultat i përvojave të tyre. Paditësit thanë se pësuan lëndime nga shpërthimi nga zhurma e fortë e armës që shpërtheu brenda kapelës së vogël ku u xhirua skena.

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau me armë zjarri Halyna Hutchins dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. 

alec baldwin doran cartin ross antiego rhys price

Sondazh

Poll