Aktualitet

“Faleminderit!”/ Peshkarexha u fundos afër Sazanit, pronari i anijes përqafon policët që e shpëtuan

Që në momentin që ka prekur tokën ai ka përqafuar policët e Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë.

28 Shkurt 2023, 15:10 Nga A.B
“Faleminderit!”/ Peshkarexha u fundos afër Sazanit, pronari i
Peshkatari

VLORË- Kapiteni i anijes Mezan Mezani, është ndjerë i lumtur e falenderues ndaj policëve që e shpëtuan, pasi anija e tij u fundos sot afër Sazanit. Që në momentin që ka prekur tokën ai ka përqafuar policët e Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë.

Tre peshkatarët të cilët mbetën në det të hapur pasi peshkarexha u fundos afër Sazanit kanë mbërritur në Triport të shoqëruar nga policia kufitare. Mezani tregon për mediat momentin e vështirë që kaluan. Ai tha se situata ka qenë kritike pasi anija është përmbytur dhe ata janë detyruar të qëndrojnë lart për të shpëtuar.

Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle, kemi dhe fëmijët me vete, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Dëmi ishte shumë i madh mbi 250 mijë euro po dhe për anijet e tjera është e rrezikshme, ishim rreth 3.2 milje”, tha ai.

Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit. Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë.

Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare. Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

mbytet anija ne sazan

Sondazh

Poll