Aktualitet

“Na mbyti lagështira, s’kemi ngrohje”, nxënësit e gjimnazit në Gjirokastër braktisin mësimin, apel kryebashkiakut për ndërhyrje (VIDEO)

Ata shtojnë se kushtet janë me të vërtetë skandaloze pa ngrohje dhe me prezencë të madhe lagështire.

28 Shkurt 2023, 14:18 Nga F.M
“Na mbyti lagështira, s’kemi ngrohje”, nxënësit
Nxënësit në protestë

GJIROKASTËR- Nxënësit e gjimnazit “Siri Shpallo” në Gjirokastër kanë bojkotuar mësimin këtë të martë dhe kanë dalë në protestë. Në prononcim për OraNeës, ata shprehen se shkak për bojkotimin e mësimit dhe daljen në protestë, është bërë mungesa e ngrohjes në shkollën e tyre. Nxënësit shprehen se lagështira ka nxjerrë jashtë funksionit disa klasa dhe është kthyer në problem për ta.

“Lagështia në mure e tavane, prezencë uji në dysheme, dritare pa xhama, këto janë kushtet e katit të tretë të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku mësojmë ne,”- tha njëri prej tyre.

Ata shtojnë se kushtet janë me të vërtetë skandaloze pa ngrohje dhe me prezencë të madhe lagështire.

“Në katin e tretë shumica e klasave janë jashtë përdorimit. Mund të kenë ngelur shumë pak klasa të prekura pak ose të paprekura fare,”- thotë një tjetër.

“Shumë prej nesh jemi detyruar të ndërrojmë klasat për shkak të klagështirës. Para vitit të ri erdhën dhe rregulluan se gjendja ishte shumë keq. Por pas rregullimit, u bë akoma dhe më keq,"- tha një nxënëse tjetër.

Nxënësit kanë mbajtur edhe një peticion drejtuar kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, i cili sipas tyre duhet të marrë masa brenda një afati 2 javor.

proteste ne gjirokaster gjimnazi siri shpallo

Sondazh

Poll