27 Shkurt 2023, 22:02
Nga k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për atentatin e dështuar në Elbasan dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit, tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar nga SPAK-u. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se kësaj ngjarjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është zonë problematike.
"Janë goditur 2 palë, 2 janë në aksion, e ato që kanë humbur kanë dalë nga loja. Ky rast tregoi që nuk qenka qetësuar situata. Çfarë ka ndodhur? Në rastin konkret është zbuluar një BMëX6, çdo atentat ka një kosto. Për të djegur e donin ata. Mund të digjnin edhe një Ford Fiesta. Në Fier, digjnin Range Rover. Ngjarja është zbuluar nga denoncimi i një roje. Kur ka vajtur pastrimi i bashkisë, njëra nga punonjësit teksa kërkonte për kanaçe gjeti një kallash. Po të mos e kishte parë ai nuk do gjenim gjë ne. Por ai duke mbledhur kanaçe gjeti armën. Nuk kishte shkuar akoma vendi i hedhjes së mbeturinave, e trembi dhe ata nxorrën pistoletën. Vëllanë e Ben Spahiut e kanë vrarë në Belgjikë. Po e heton edhe Belgjika. Arsen Preçi i shkonte në burg dhe i çonte ushqime dhe veshëmbathje Erjon Alibejt.
Personi ndaj të cilit u tha se do të bëhej atentat është e treta herë që thuhet se tentohet. Prokurorët e SPAK-ut që po hetojnë ngjarjet e Elbasanit dhe Erion Alibeajt kanë reaguar duke i kërkuar policisë së Elbasanit që të mos kishin kryer arrestime, sepse, sipas SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë e stisur. Provat deri tani kanë treguar se kjo është një ngjarje reale dhe SPAK po përpiqej të bënte person të penduar Erion Alibeajn dhe kjo do ta dëmtojë tentativën e SPAK-ut.
Dumani që bëri zhurmën e madhe kanë qenë person i pajtuar nga Alibeaj. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar dhe shpresoj që ta marrë SPAK-u dhe ka qenë ai prokurori, që sot u dha lajmi në media, që te tuneli Elbasan-Tiranë i kanë dalë përpara dy vëllezër që më pas u arrestuan nga policia. Kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është problematik, sepse politika aty kërkon mbështetjen e grupeve kriminale,”-tha Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:40
k.m.
TIRANË- Dalin pamjet të tjera nga aksidenti që ka ndodhur tek zona e Shallvareve në Tiranë. Pak pas aksidentit janë kapur pamje ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:36
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar më shumë detaje për deponimin e tij në Strukturën e Posa&cce...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:30
k.m.
Artan Hoxha dhe Joy Ayoko
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjes e vajzës Keniane, Joy Aoko, ngjarje e cila ende nuk ës...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngacmuar sërish me një histori që ende nuk është zbuluar. Në fj...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:02
k.m.
Ándueli dhe djali i tij
ITALI- Ndërhyrja ka ndodhur në Bergamo! Ánduel, një shqiptar 34-vjeçar, i dhuroi një pjes&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:08
A.B
I akuzuari
GREQI- Një 12-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Sepolio ra pre e përdhunimit të disa të moshuarve. Autori...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 20:40
A.B
Reshje shiu
TIRANË-Kjo javë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm në vend dhe në mesjavë në zonat malore nu...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 20:26
k.m.
Foto ilustruese
Çdo vit në Tiranë vijnë për të jetuar afërsisht 25 mijë qytetarë nga e gjithë Shqip&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 20:05
k.m.
Athanasios Nazos dhe Julian Kosova
GREQI- Ajo që ndodhi të hënën e kaluar në mëngjes jashtë një klubi në ishul...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 20:01
k.m.
Foto ilustruese
Në vitin 2018, qeveria shqiptare u mburr pas publikimit të një raporti të PISA, i cili vlerësonte se vendi kishte ...