Art&Argëtim

Shakira jep intervistën e parë pas ndarjes sonte – do të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Pique

Këngëtarja kolumbiane do të japë një intervistë për një prej rrjeteve më të mëdha televizive në Meksikë.

27 Shkurt 2023, 16:45 Nga k.m.
Shakira jep intervistën e parë pas ndarjes sonte – do të
Shakira

SPANJË- Shakira ka pushtuar titujt kryesorë të mediave rozë që kur njoftoi ndarjen e saj nga partneri dhe ylli i futbollit Gerard Pique qershorin e kaluar.

Çifti ishin bashkë prej 12 vitesh dhe ndarja e tyre ka shkaktuar shumë zhurmë tek fansat dhe mediat. Ndërkohë që Pique ka qëndruar i heshtur për situatën, Shakira ka publikuar disa këngë që shumë besojnë se janë mesazhe për ish-partnerin e saj.

Këngëtarja do të japë një intervistë ekskluzive për Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Meksikë, sonte.

Intervista pritet të japë më shumë detaje për situatën e saj aktuale personale dhe në veçanti të hedhë dritë mbi ndarjen e saj me Pique.

Kjo do të jetë intervista e parë e Shakirës pas ndarjes dhe vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale. Krahas betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtares i është dashur të përballet edhe me problemet e rënda shëndetësore të të atit, të cilat e kanë vështirësuar transferimin në Miami për të krijuar një jetë të re.

Pavarësisht sfidave me të cilat u përball, Shakira mbeti aktive në karrierën e saj muzikore, duke publikuar disa këngë të reja duke përfshirë "Te felicito", "Monotónía" dhe "TQG", duet me Karol G. Muzika e saj ishte një burim për emocionet e saj dhe shumë nga fansat e saj janë e etur për të dëgjuar më shumë për projektet e saj të ardhshme.

shakira

Sondazh

Poll