Art&Argëtim

'Folësit' e vërtetë: këto janë shenjat e horoskopit që do mund të flisnin për orë të tëra

Këto shenja i shijojnë diskutimet.

26 Shkurt 2023, 19:04 Nga k.m.
'Folësit' e vërtetë: këto janë shenjat e
Foto ilustruese

Binjakët

Binjakët e shoqërueshëm dhe kureshtarë janë në krye të kësaj liste. Këta njerëz inteligjentë dhe të shkathët mund të flasin për orë të tëra për çdo temë, madje edhe me dikë që sapo kanë takuar. Edhe pse nuk dinë të ndalen, historitë e tyre zakonisht janë interesante dhe të mbushura me humor, kështu që bashkëbiseduesit e tyre të paktën të mos mërziten.

Dashi

Dashët pëlqejnë të theksojnë dominimin e tyre dhe këtë e arrijnë duke qenë më të zëshmit dhe gjithmonë në krye. Nëse mendojnë se mendimi i tyre po shpërfillet, nuk do të mbyllin gojën, por do të fillojnë të flasin edhe më fort në mënyrë që të gjithë t'i dëgjojnë. Ata shpesh dinë të “mbytin” të tjerët me ndërhyrje të tepruar. Ata janë zhytur aq shumë në atë që po flasin, saqë as që e vërejnë se bashkëbiseduesit po gogësin ose po trokasin nervozisht gishtat në tavolinë.

Shigjetari

Shigjetari është një nga shenjat më të relaksuara të zodiakut, por këta njerëz gjallërohen në një çast nëse një temë i intrigon. Kjo shenjë optimiste sheh gjithmonë të mirën në gjithçka dhe magjepset lehtësisht nga bota përreth, gjë që çon në diskutime entuziaste dhe stimuluese. Sapo fillojnë të flasin për diçka që u intereson, është e vështirë t'i ndalosh.

Peshku

Duke qenë se janë shenja më e ndjeshme e zodiakut, nuk është e vështirë për Peshqit të dëgjojnë dhe vëzhgojnë personin që po u thotë diçka. Ata janë në gjendje të kuptojnë dhe të empatizojnë të tjerët. Kur t'u vijë radha për të folur, ata do të lirohen dhe do të fillojnë të lëvizin nga tema në temë në stilin e tyre. Peshqit gjithmonë flasin pak në mënyrë jo koherente, gjë që është një pasqyrim i "kaosit" që ndodh në kokën e tyre.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll