Art&Argëtim

Akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, ish-producenti i Hollywoodit dënohet me 16 vjet burg

Gjatë gjithë gjyqit dhe seancës së tij të dënimit, Weinstein mohoi akuzat duke pretenduar se historia është e sajuar.

26 Shkurt 2023, 10:29 Nga a.l
Akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, ish-producenti i Hollywoodit
Harvey Weinstein

SHBA- Ish- producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein është dënuar me 16 vjet burg pasi u shpall fajtor për tre akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Mediat e huaja raportojnë se, 70-vjeçari u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje të njohur si Jane Doe One, gjatë një gjyqi në dhjetor 2022. 

Gjatë gjithë gjyqit dhe seancës së tij të dënimit, Weinstein mohoi akuzat duke pretenduar se historia është e sajuar. 

Kjo është një histori e sajuar. Me gjithë respektin e duhur, Jane Doe One është një aktore … Ju lutem mos më dënoni me burgim të përjetshëm, nuk e meritoj. Unë kërkoj mëshirën tuaj", tha ai. 

Gruaja në fjalë tha se producenti e sulmoi atë brenda dhomës së saj të hotelit gjatë një festivali filmi në Los Anxhelos në vitin 2013. Në fjalën e saj përfundimtare, zëvendësprokurorja e qarkut Marlene Martinez tha se ka ardhur koha që për viktimën të vihet drejtësi. 

 

harvey weinstein

Sondazh

Poll