Bota

Takimi për marrëveshjen përfundimtare, edhe Escobar në Bruksel

Sipas Hill me praninë e zyrtarit të lartë, varet edhe përgjigja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentin Vuçiç . 

27 Shkurt 2023, 14:28 Nga a.l
Takimi për marrëveshjen përfundimtare, edhe Escobar në
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari special për dialogun Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar ka mbërritur në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadsori amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili më herët u shpreh pesimist për takimin që po zhvillohet ditën e sotme mes kreut të qeverisë së Kosovës dhe liderit serb, ku synohet një marrëveshje përfundimtare për dialogun dhe normalizim të marrdhënieve mes dy vendeve. 

Sipas Hill me praninë e zyrtarit të lartë, varet edhe përgjigja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentin Vuçiç . 

“SHBA-të mbeten në atë proces, përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi të pranishëm. Dua të theksoj se Amerika dhe BE-ja janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe se jemi plotësisht të përkushtuar që të punojmë së bashku për këtë”, tha BHill. 

Ambasadori amerikan në Serbi gjithashtu vlerësoi se bashkëpunimi mes Amerikës dhe BE’së ka qenë veçanërisht i theksuar në vitin e fundit, kur bëhet fjalë për performancën në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. 

gabriel escobar

Sondazh

Poll