Bota

FOTO-MESAZHI në murin e kryeministrisë/ 'Kurti dhe Vuçiç me doreza boksi mbi tavolinë', PSD ironizon Kurtin para takimit në Bruksel

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Vuçiçi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

27 Shkurt 2023, 14:37 Nga a.l
FOTO-MESAZHI në murin e kryeministrisë/ 'Kurti dhe
Parulla

KOSOVË- Partia Social Demokrate ka ironizuar kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti përmes një baneri të ngjitur në murin e kryeministrisë pak para nisjes së takimit që do të zhvillohet në Bruksel. Me mbishkrimin 'Tensioni për Asosacioni' në banderolë shfaqen Kurti dhe Viçiç me doreza boksi sipër tavolinës dhe nën tavolinës duke shtrënguar duart. 

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Vuçiçi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje. Ai tha se është hera e parë që Kosova nënshkruan një marrëveshje të cilën, siç tha ai e kanë lexuar vetëm 2-3 njerëz.

Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi, që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçi-it koncesioni”, tha Molliqaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot takimin e nivelit të lartë në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Fillimisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00. Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll