Sport

VIDEO / Bayern Munich i tregon vendin Unionit dhe vendos rekord me 100 gola!

I kanë mjaftuar vetëm 45 minta kampionëve të Gjermanisë për të treguar forcën përball surprizës së BUndesligës deri më tani Unionit të Berlinit

26 Shkurt 2023, 18:34 Nga DOSJA

VIDEO / Bayern Munich i tregon vendin Unionit dhe vendos rekord me 100 gola!

GJERMANI - Bayern Munchen nuk përmbahet përballë Union Berlin. Bavarezët e mbyllën në avantazh 3-0 pjesën e parë kundër skuadrës kryeqytetase, që ka qenë surpriza më e bukur e kampionatit gjerman.


Miqtë rezistuan vetëm gjysmë ore. Eric Maxim Choupo Moting ktheu në gol një asist të Kingsley Coman në minutën e 31′. Nëntë minuta më vonë erdhi dyfishimi nga ana e Coman (asist Muller).


Gjermani dhuroi një tjetër asist në minutën e parë shtesë për Jamal Musiala, i cili gjeti golin numër 11 në Bundesliga, si asnjë bavarez tjetër.


Sulmi i skuadrës së Nagelsmann gjendet në formë fantastike. Bayern Munchen kthehet në skuadrën e parë që arrin kuotën e 100 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.

VIDEO / Bayern Munich i tregon vendin Unionit dhe vendos rekord me 100 gola!

Ndërkohë pritet të mbyllet edhe pjesa e dytë për të kuptuar deri në fund se si do të shkojë kjo sfidë e dy rivaleve për vendin e parë në kampionatin gjerman.

Edhe pjesa e dytë përfundoi me shifrat e pjesës së pare 3-0, duke ngjitur kështu Bayern Munich në krye me pike të barabarta me Dortmundin.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll