Aktualitet

Vdiq në aksidentin në Kroaci, Niko Peleshi: Lajm i dhimbshëm, s’mundi t’u kthehej kolegëve në Komandën e Forcës Ajrore

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllime e tij për viktimën.

26 Shkurt 2023, 20:57 Nga k.m.
Vdiq në aksidentin në Kroaci, Niko Peleshi: Lajm i dhimbshëm,
Gazmir Korbi

TIRANË- Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllime e tij për viktimën.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!,”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën. Por po ashtu ka edhe një të moshuar në gjendje të rëndë.

gazmir korbi aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll