Bota

Nësër takimi në Bruksel/ Brnabiç: Nuk do të jetë një ditë e lehtë! Vijat e kuqe për Serbinë janë të dukshme

Brnabiç sot në mëngjes ka vizituar Teatrin Rinor Dadov të rikonstruktuar dhe me atë rast ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për presidentin Aleksandër Vuçiç para udhëtimit të tij nesër në Bruksel

26 Shkurt 2023, 15:24 Nga a.l
Nësër takimi në Bruksel/ Brnabiç: Nuk do të jetë
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se është e sigurt se e nesërmja nuk do të jetë aspak e lehtë dhe se vijat e kuqe për presidentin Aleksandar Vuçiç kanë mbetur të pandryshuara. Brnabiç sot në mëngjes ka vizituar Teatrin Rinor Dadov të rikonstruktuar dhe me atë rast ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për presidentin Aleksandër Vuçiç para udhëtimit të tij nesër në Bruksel, shkruan Tanjug. 

Është e sigurt se nesër nuk do të jetë një ditë e lehtë, por unë jam me presidentin Aleksandër Vuçiq me zemër dhe shpirt. Ata që dhanë atë që askush nuk kërkoi prej tyre derisa ishin në pushtet nuk duhet t'i detyrohen asgjë presidentit Vuçiç”, tha Brnabiç.

Ajo tha se pret që pas këtij raundi të bisedimeve të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

ana brnabiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll