Sport

Ndodhi në Tottenham-Chelsea: arbitri fillimisht i tregoi Ziyech kartonin e kuq dhe pas VAR-it, e ktheu në të verdhë… (video)

Marokeni sulmoi Emerson të Spurs, me një shuplakë. Gjyqtari reagoi, pasi edhe ai u nxitua apo u ngatërrua me kartonat

26 Shkurt 2023, 16:24 Nga DOSJA

Ndodhi në Tottenham-Chelsea: arbitri fillimisht i tregoi Ziyech kartonin e

ANGLI - Minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes Tottenham-Chelsea, këtë të dielë, u shënuan nga një rrëmujë e madhe në fushë, kur Hakim Ziyech, lojtari maroken i bluve, sulmoi Emerson me një shuplakë. 

Në një fazë të hershme, dhe pasi u konsultua me ndihmësin e tij, Stuart Attwell i tregoi Ziyech një karton të kuq direkt, por pasi u thirr për të rishikuar imazhet e VAR, ai e ndryshoi vendimin dhe e qortoi sulmuesin me karton të verdhë dhe marokeni u fut sërish në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll