Aktualitet

'Udhëtoni me jetën në mendje'/ Policia e Shtetit: Shtohen masat gjatë fundjavës për të shmangur aksidentet, monitorim me radarë 24/7

Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

24 Shkurt 2023, 22:11 Nga a.l
'Udhëtoni me jetën në mendje'/ Policia e Shtetit:
Policia

TIRANË-  Masat gjatë fundjavës do të shtohen për të shmangur aksidentet. Kështu njofton Policia e Shtetit teksa thekson se qarkullimi rrugor do të monitorohet me makinat inteligjente dhe radarët automatikë në të gjithë territorin e vendit. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit/Udhëtoni me jetën në mendje! Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Makinat inteligjente dhe radarët automatikë, monitorim 24/7 qarkullimit rrugor, në të gjithë territorin e vendit. Duke marrë parasysh se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, kryesisht në akset rrugore nacionale dhe në qendrat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e konstatuara nga mjetet inteligjente, Policia e Shtetit do të intensifikojë masat gjatë fundjavës.

Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, çiklistët dhe këmbësorët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

policia e shtetit

Sondazh

Poll