Art&Argëtim

Në një foto me Pirro Çakon, Xhensila na tregon titullin e këngës së re

28 Shkurt 2019, 08:30 Nga DOSJA
Në një foto me Pirro Çakon, Xhensila na tregon titullin e

Vetëm para pak ditësh u përfol për një bashkëpunim të Xhensila Myrtezaj me Ermal Fejzullahun por duket se rikthimi i saj do të jetë i fuqishëm pasi vetëm para pak orësh ajo postoi një foto me kompozitorin Pirro Çako.

Këngëtarja ka zbuluar disa detaje të reja rreth projektit të saj. Me sa duket titulli i këngës së re do të jetë ‘Sekreti im’ dhe do të jetë një bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.

Ajo gjithashtu ka shpërndarë disa foto e video në historikun e saj në Instagram ku shihet në Venecia bashkë me bashkëshortin e saj Bes Kallakun dhe me partnerin e përfolur të Arbana Osmanit, regjisorin Eduart Grishaj.

Grishaj na bëri me dije se i është besuar atij xhirimi i klipit të këngës më të re të Xhensilës. Ai na e ka treguar këtë detaj në profilin e tij në Instagram.

“Pas një dite të gjatë, port ë bukur xhirimesh, me yllin Xhensila Myrtezaj për një super këngë.”-shkruan Eduarti.

Me sa duket ky projekt do të jetë i denjë sepse bashkëpuntorët e saj janë artistë të suksesshëm e nuk zhgënjejnë asnjëherë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bes kallaku eduart grishaj pirro çako projekt muzikor xhensila myrtezaj bes kallaku eduart grishaj pirro çako projekt muzikor xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll