Art&Argëtim

Të gjithë sytë tek Dua Lipa/ E veshur me fustan të tejdukshëm, këngëtarja shfaqet sensuale në 'Javën e Modës në Milano'

Për ata që nuk e kanë parë look-un e saj, Dua Lipa ka ndarë një sërë fotografish të pamjes në llogarinë personale në Instagram.

24 Shkurt 2023, 17:24 Nga a.l
Të gjithë sytë tek Dua Lipa/ E veshur me fustan të
Dua Lipa

ITALI- Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në gjithë botën, Dua Lipa ka dëshmuar se di të tërheqë vëmendjen me look-un dhe këtë e bëri në Javën e Modës në Milano. Ylli britanik është shfaqur me një fustan të zi të tejdukshëm me lule të stampuara që i linte pak imagjinatës. Nën fustanin e saj ajo zgjodhi të brendshme të ngushta të zeza.

Për ata që nuk e kanë parë look-un e saj, Dua Lipa ka ndarë një sërë fotografish të pamjes në llogarinë personale në Instagram. Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo përmendi stilistin dhe mikun e saj italian, Giuliano Calza, i cili është edhe themeluesi i markës GCDS.

Një natë në Milano ???? Krenar për ty @giulianocalza. Lotë gëzimi për ju dhe paraqitjen tuaj të bukur”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo nuk është hera e parë që ylli britanik ka zgjedhur të bëjë një paraqitje befasuese. Ditën e Vitit të Ri, ajo ka postuar disa foto të veshjes që ka veshur në llogarinë e saj personale në Instagram dhe komentet e ndjekësve të saj kanë qenë të ndezura.

dua lipa

Sondazh

Poll