Art&Argëtim

Vrau kineasten, Alec Baldwin shpallet i pafajshëm, gjyqtarja: Aktorit i lejohet të punojë me dëshmitarët deri në përfundimin e filmit

Megjithëse i lejohet të punojë me ata dëshmitarë, Baldwinit i ndalohet të diskutojë me ta aksidentin në fjalë apo dëshminë e tij dhe të dëshmitarëve të tjerë

23 Shkurt 2023, 22:51 Nga I.A
Vrau kineasten, Alec Baldwin shpallet i pafajshëm, gjyqtarja: Aktorit i
Alec Baldwin

SHBA- Aktori i njohur, Alec Baldwin u shpall i pafajshëm për akuzat për vrasjen e pavullnetshme të kineastes Halyna Hutchins gjatë rolit të tij në xhirimet e filmit "Rust", i cili do të vazhdojë xhirimet në kushtet e përcaktuara nga një gjykatës ditën e sotme.

“Baldwin do të lejohet të punojë me dëshmitarët vetëm me qëllim që të përfundojë xhirimet dhe promovimin e filmit” tha gjyqtarja Mary Marlowe Sommer në një dosje gjyqësore.

Megjithëse i lejohet të punojë me ata dëshmitarë, Baldwinit i ndalohet të diskutojë me ta aksidentin në fjalë apo dëshminë e tij dhe të dëshmitarëve të tjerë. Ai nuk lejohet të ndërveprojë me dëshmitarët në çfarëdo cilësie që shkon përtej punës së tij në film.

Të mërkurën, producentët e Rust thanë se do të rifillonin xhirimet në pranverë pasi të zhvendoseshin në Montana. Akuza me të cilën ballafaqohet Baldwin u ngrit nga prokurorët në Santa Fe County, New Mexico, ku filmi po bëhej kur u xhirua në tetor 2021. Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau me armë zjarri Halyna Hutchins dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. 

alec baldwin halyna hutchins

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Shkurt 2023, 17:38 k.m.

Monica Bellucci rigjen dashurinë!

Monica Belluci dhe Tim Burton PARIS- Monica Bellucci duket se ka gjetur dashurinë në fytyrën e Tim Burton. Një publikim ekskluziv i rev...