Bota

E gëlltiti para 20 vitesh kur tentoi të vriste veten në burg, mjekët i nxjerrin furçën e dhëmbëve nga stomaku 51-vjeçar

19 Shtator 2019, 16:58 Nga DOSJA

Kinë – Një ish i burgosur ka habitur të tërë opinion kinez, pasi mjekët i nxorrën nga stomaku i tij një furçë dhëmbësh, të cilën ai e kishte gëlltitur 20 vite më parë.

Li, 51 vjeç nga Shenzhen, kishte tentuar të vriste veten para 20 vitesh gjatë kohës kur ishte në burg dhe këtë gjë e kishte menduar ta bënte duke gëlltitur një furçë dhëmbësh.

Mirëpo, gjërat nuk kishin shkuar siç i mendonte ai, dhe atë nuk e kishte gjetur gjë prej gjëjë nga furça e dhëmbëve.

20 vite më pas, ai kishte filluar të ndjente dhimbje në bark dhe në stomakun e tij. Kur dhimbjet ishin bërë të padurueshme, ai ishte paraqitur në urgjencë.

Gjatë analizave të kryera dhe grafive, mjekët kuptuan se ishte një furçë dhëmbësh që ia shkaktonte dhimbjen Li-së.

Pasi ja hoqën nga stomaku i tij, 51-vjeçari nuk ka më asnjë shqetësim dhe ai vazhdon të jetojë i lumtur.

Burimi: Mirror.Uk 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cudira nga bota e mbajti 20 vite në stomak gelltiti furçën e dhëmbëve kine cudira nga bota e mbajti 20 vite në stomak gelltiti furçën e dhëmbëve kine

Sondazh

Poll