Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb kontrollin e mjetit e më pas përplaset me pemën, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar

I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

24 Shkurt 2023, 10:07 Nga A.B
Aksident tragjik në Itali, humb kontrollin e mjetit e më pas
Policia

ITALI- Një aksident fatal i ka ndodhur një 33-vjeçari shqiptar në Cosenza. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Përplasja ka qenë fatale për të riun i cili ka ndërruar jetë pavarësisht se në ndihmë të tij shkoi dhe një helikopter me ekip mjekësor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 33-vjeçari kishte kohë që jetonte në Itali dhe ishte i integruar në komunitet. Ai punonte në një firmë vendase. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në mediat italiane.

vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll