Art&Argëtim

Monica Bellucci rigjen dashurinë!

Botimi francez flet për “dashuri me shikim të parë”. Edhe pse të dy ishin takuar për herë të parë në Kanë në vitin 2006, fati i bashkoi sërish.

22 Shkurt 2023, 17:38 Nga k.m.
Monica Bellucci rigjen dashurinë!
Monica Belluci dhe Tim Burton

PARIS- Monica Bellucci duket se ka gjetur dashurinë në fytyrën e Tim Burton. Një publikim ekskluziv i revistës Paris Match, e cila ka siguruar një foto të përbashkët të aktores me regjisorin, zbulon romancën e tyre. Në foto, ata shihen duke ecur me shpejtësi nëpër rrugët e Parisit.

Botimi francez flet për “dashuri me shikim të parë”. Edhe pse të dy ishin takuar për herë të parë në Kanë në vitin 2006, fati i bashkoi sërish.

Sipas raportit, të dy u afruan më shumë në Festivalin e Filmit Lumiere në Lyon, ku Tim Burton mori çmimin nga duart e aktores.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Match (@parismatch)

Detaje të tjera rreth romancës ende nuk janë zbuluar, me dy yjet që presin publikimin e revistës të enjten, më 23 shkurt për të zbuluar se çfarë po ndodh mes tyre. Vitet e fundit, ata të dy kanë qenë beqarë, ku Monica Bellucci u divorcua nga artisti Nicolas Lefebvre në 2019 dhe Tim Burton u divorcua nga Helena Bonham Carter në 2014. Edhe pse pas prishjes së martesës me aktoren, pati një lidhje tjetër, ajo nuk zgjati shumë. 

Të dy kanë fëmijë. Monica Bellucci ka një vajzë nga martesa me Vincent Cassel dhe Tim Burton ka dy djem me Helena Bonham Carter.

monica belluci tim burton

Sondazh

Poll