Bota

Rusia rihap urën e Krimesë për qarkullimin e makinave në prag të përvjetorit

Njoftimi erdhi në prag të përvjetorit të parë të ofensivës ruse në Ukrainë.

23 Shkurt 2023, 15:07 Nga a.l
Rusia rihap urën e Krimesë për qarkullimin e makinave në
Ura e Krimesë

RUSI- Moska njoftoi rihapjen e urës së Krimesë për qarkullimin e automjeteve, e cila u mbyll që kur u dëmtua rëndë në një shpërthim në tetor. Njoftimi erdhi në prag të përvjetorit të parë të ofensivës ruse në Ukrainë.

Moska e ka fajësuar gjithmonë Kievin për sulmin ndaj urës, e cila lidh gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska me Rusinë kontinentale dhe që njihet si një projekt prestigji për personalisht presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, Kievi gjithmonë e ka mohuar përfshirjen e tij në sulm, raportojnë mediat e huaja. 

"Të gjitha korsitë e urës së Krimesë janë plotësisht të hapura për trafikun e makinave 39 ditë përpara afatit," tha zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, sipas shërbimit të tij për shtyp .

Khusnullin shtoi se që nga riparimi i shpërthimit të tetorit, puna ishte "kryer gjatë gjithë orarit" nga një ekuipazh prej 500 punëtorësh. Qeveria ruse kishte urdhëruar që ura të riparohej deri në korrik 2023.  Riparimet në pjesën hekurudhore të urës, e quajtur gjithashtu ura e Kerçit, janë duke vazhduar, tha Khusnullin. Ura e cila kushtoi 3.7 miliardë dollarë për t’u ndërtuar dhe u përurua personalisht nga Putin në 2018 është një lidhje jetike për furnizimin me pajisje ushtarake për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. Shpërthimi i tetorit që shkatërroi pjesërisht urën la gjithashtu tre të vdekur.

shperthimi i ures ne krime

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 14:25 k.m.

Pse bie 'shi' peshqish?

Foto ilustruese AUSTRALI- Një 'shi' me peshq të gjallë ra në një qytet të izoluar australian, ndodhi e cila ka ndodhur 4 her&...