Bota

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën

Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për. Këto marrëveshje ishin miratuar në Qeverinë e Kosovës më 8 shkurt 2023.

23 Shkurt 2023, 14:47 Nga a.l
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen për lëvizjen me
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për. Këto marrëveshje ishin miratuar në Qeverinë e Kosovës më 8 shkurt 2023.

Tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 04.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor. Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 14:25 k.m.

Pse bie 'shi' peshqish?

Foto ilustruese AUSTRALI- Një 'shi' me peshq të gjallë ra në një qytet të izoluar australian, ndodhi e cila ka ndodhur 4 her&...