Bota

Dyshime se Pekini ka akses në të dhënat personale, Komisioni Europian i kërkon stafit të fshijë 'TikTok'

TikTok, kompania mëmë e të cilit 'ByteDance' është kineze ka qenë nën vëzhgim muajt e fundit për shkak të frikës se sa akses ka Pekini në të dhënat e përdoruesve.

23 Shkurt 2023, 13:31 Nga a.l
Dyshime se Pekini ka akses në të dhënat personale, Komisioni
Tik Tok

SHBA- Komisioni Evropian ka ndaluar TikTok në pajisjet zyrtare të përdorura nga stafi mes shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave. Stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë aplikacionin për ndarjen e videove në pronësi kineze në pajisjet personale, përfshirë telefonat që kanë të instaluar aplikacione zyrtare. Siç raportojnë mediat e huaja, punonjësit duhet ta heqin aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk duhet të përdorin deri më 15 mars.

'TikTok', kompania mëmë e të cilit 'ByteDance' është kineze ka qenë nën vëzhgim muajt e fundit për shkak të frikës se sa akses ka Pekini në të dhënat e përdoruesve. Shtetet e Bashkuara e ndaluan aplikacionin vitin e kaluar nga pajisjet e qeverisë federale dhe disa ligjvënës amerikanë po përpiqen të ndalojnë funksionimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, qeveria holandeze thuhet se këshilloi zyrtarët publikë që të largohen nga aplikacioni për shqetësime të ngjashme. Në nëntor, TikTok pranoi se disa staf në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve evropianë. Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Cheë ishte në Bruksel muajin e kaluar për bisedime me zyrtarët e BE-së, gjatë të cilave ata paralajmëruan TikTok që të garantojë sigurinë e të dhënave të përdoruesve evropianë. Ai këmbënguli se kompania po punonte në një sistem "të fuqishëm" për përpunimin e të dhënave të evropianëve në Evropë.  

tik tok

Sondazh

Poll