Bota

Koreja e Veriut në krizë të paprecedentë për ushqim, rreth 1 mln njerëz vdesin nga uria

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut gjithashtu thuhet se po jep alarmin për mungesën e ushqimit dhe ka kërkuar ndihmë nga Programi Botëror i Ushqimit (ëFP). Imazhet satelitore nga autoritetet e Koresë së Jugut tregojnë se Veriu prodhoi 180,000 tonë më pak ushqim në vitin 2022 sesa në 2021.

22 Shkurt 2023, 09:52 Nga k.m.
Koreja e Veriut në krizë të paprecedentë për ushqim,
Foto ilustruese

PYONGYANG- Koreja e Veriut po përjeton një krizë të paprecedentë ushqimore. Vendi ka përjetuar disa herë mungesa ushqimore, por kontrollet kufitare, moti i keq dhe sanksionet e kanë përkeqësuar situatën vitet e fundit. Zyrtarët e lartë pritet të takohen në fund të shkurtit për të diskutuar një "ndryshim themelor" në politikën bujqësore. Lajmin e njoftoi media shtetërore. Kjo është një "detyrë shumë e rëndësishme dhe urgjente" mes çështjeve "të ngutshme" të bujqësisë. Lajmi po bën xhiron e botës ndërsa Pheniani vazhdon të shfaqë fuqinë ushtarake.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut gjithashtu thuhet se po jep alarmin për mungesën e ushqimit dhe ka kërkuar ndihmë nga Programi Botëror i Ushqimit (ëFP). Imazhet satelitore nga autoritetet e Koresë së Jugut tregojnë se Veriu prodhoi 180,000 tonë më pak ushqim në vitin 2022 sesa në 2021.

Në qershor, ëFP shprehu shqetësimin se kushtet ekstreme të motit, si thatësira dhe përmbytjet, mund të zvogëlojnë prodhimin e të korrave dimërore dhe pranverore. Media shtetërore raportoi gjithashtu në fund të vitit të kaluar se vendi po përjetonte thatësirën "e dytë më të keqe".

Në mënyrë të parashikueshme, çmimet e ushqimeve janë rritur këtë vit në mes të një korrje të dobët dhe njerëzit po kthehen në alternativa të lira. Çmimi i misrit është rritur me 20% në fillim të vitit 2023, e nëse njerëzit blejnë më shumë misër, kjo do të thotë se ushqimi në përgjithësi bëhet më i shtrenjtë, dhe produktet kryesore si orizi në veçanti. Koreja e Veriut renditet si një nga vendet më të varfra në botë. Shifrat e sakta janë të pakta, por CIA ëorld Factbook vlerëson se produkti i saj i brendshëm bruto për frymë ishte rreth 1,700 dollarë në 2015.

Situata aktuale dhe shifrat janë të paqarta, duke pasur parasysh ekonominë e errët të Koresë së Veriut. 

Ekspertët shqetësohen se situata në terren do të përkeqësohet më tej, duke çuar në një zi për bukë, e cila do jetë po aq shkatërruese sa ajo që përjetoi vendi nga mesi deri në fund të viteve 1990, e njohur shpesh në dokumentet zyrtare si "Marshi i Vështirë". Përllogaritjet e numrit të vdekjeve variojnë nga 600,000 deri në 1 milion.

korea e veriut

Sondazh

Poll