Bota

Pak ditë para bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç: Me Kurtin s’ke çka bisedon

Vuçiç ka provokuar sërish, duke u shprehur se me kryeministrin Kurti nuk ka çfarë bisedohet. 

22 Shkurt 2023, 08:10 Nga A.B
Pak ditë para bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi,
Takim

SERBI- Pak ditë para dialogut Kosovë-Serbi me negocim të BE, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar sërish, duke u shprehur se me kryeministrin Kurti nuk ka çfarë bisedohet. Sipas tij, Kurti nuk do që të përfshihet në temat e asociacionit, por vetëm për vuajtjet e Kosovës nga ish lideri jugosllav, Millosheviç. Këto sipas Vuçiç janë 'truket' e tij.

Menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, Adem Demaqin dhe “vuajtjet e tij”. Unë do të flas për Asociacionin, por edhe me përfaqësuesit evropianë për të formuar Asociacionin. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, tha Vuçiç.

Ditën e hënë, në Bruksel Vuçiç dhe Kurti do të zhvillojnë bisedime për dialogun mes dy vendeve.  

albin kurti

Sondazh

Poll