Bota

Sekreti për një shëndet të mirë në jetë gjendet te ushtrimet dhe lidhjet e kënaqshme sociale

Dy studime të reja kanë zbuluar se lidhjet e forta sociale dhe aktiviteti fizik në mes të jetës mund të ndihmojnë në parandalimin e situatave shëndetësore afatgjate. Studimi nisi në vitin 1996 dhe përfshiu 8 mijë gra në Australi. Ato ishin të lira nga 11 rrethana të zakonshme në moshën 45-50 vjeç dhe çdo 3 vite ato raportuan në qendrën kërkimore nivelin e tyre të kënaqësisë me partnerët, anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët e punës. 

22 Shkurt 2023, 09:38 Nga f.g
Sekreti për një shëndet të mirë në jetë
Foto ilustruese

Marrëdhëniet e kënaqshme me partnerët, familjen, miqtë dhe kolegët e punës dhe stërvitja të paktën një herë në muaj mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor në pleqëri. Globalisht, njerëzit jetojnë më gjatë dhe çdo vend në botë po shihet një rritje në përqindjen e të moshuarve në popullsinë e tyre. Numri i atyre të moshës 80 vjeç e lart pritet të trefishohet midis 2020 dhe 2050, duke arritur në 426 milionë.

Dy punime të reja kërkimore në revista të specializuara të botuara nga British Medical Journal kanë hedhur dritë të re mbi atë se cilat sjellje në moshën e mesme mund të ndihmojnë në përmirësimin e mundësive tona për të shijuar shëndet të mirë më vonë në jetë. Studimi i parë zbuloi se marrëdhëniet e kënaqshme me partnerët, të afërmit, miqtë dhe kolegët janë të lidhura me një rrezik më të ulët për problemet afatgjata në pleqëri.

Sa më pak të kënaqshme të jenë këto marrëdhënie në të 40-at dhe 50-at, aq më i madh është rreziku për të pasur disa sëmundje më vonë në jetë, sugjeron hulumtimi.

Dëshmitë në rritje tregojnë një lidhje midis raporteve të forta sociale dhe shëndetit dhe mirëqenies së mirë në moshat e vjetra.

Studimi nisi në vitin 1996 dhe përfshiu 8 mijë gra në Australi. Ato ishin të lira nga 11 rrethana të zakonshme në moshën 45-50 vjeç dhe çdo 3 vite, ato raportuan në qendrën kërkimore nivelin e tyre të kënaqësisë me partnerët, anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët e punës. 

Ato u gjurmuan për 20 vjet për të parë nëse kishin diabet, hipertension, sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, astmë, osteoporozë, artrit, kancer, depresion ose ankth.

Nga të dhënat u pa që ata që kishin raporte më pak të kënaqshme kishin dyfish rrezik për të zhvilluar sëmundje krahasuar me ata që raportuan nivelet më të larta të kënaqësisë. Rezultatet nxjerrin në pah "përfitimet e fillimit ose mbajtjes së marrëdhënieve shoqërore me cilësi të lartë dhe të larmishme gjatë moshës së mesme dhe të hershme", shpjeguan ata.

“Së dyti, në nivel komuniteti, ndërhyrjet që fokusohen në kënaqësinë ose cilësinë e marrëdhënieve sociale mund të jenë veçanërisht efikase në parandalimin e përparimit të gjendjeve kronike. Së treti, në nivel vendi dhe global, lidhjet sociale duhet të konsiderohen si një prioritet i shëndetit publik në parandalimin dhe ndërhyrjen e sëmundjeve kronike.”-thuhej në studim. 

Një studim i dytë zbuloi se aktiviteti i rregullt fizik në çdo moshë lidhet me funksionimin më të mirë të trurit në pleqëri dhe mbajtja e një rutine ushtrimesh gjatë moshës madhore duket të jetë më e mira për ruajtjen e mprehtësisë mendore dhe kujtesës dhe për të shmangur problemet e shëndetit mendor. Madje edhe të bëni ushtrime në të 60-at për të përmirësuar funksionin njohës është më e vlefshme sesa të mos bëni asgjë, sugjeron hulumtimi i udhëhequr nga University College London dhe i botuar në Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry.

Në studimin e dytë morën pjesë 1417 njerëz dhe u anketuan për stërvitjen që ata kanë bërë në 4 dekada. Sondazhet u kryen pesë herë gjatë moshës madhore, kur njerëzit ishin të moshës 36, 43, 53, 60 deri në 64 dhe 69 vjeç. Testet njohëse dhe ato të shpejtësisë së përpunimit dhe kujtesës u kryen pasi të anketuarit arritën moshën 69 vjeç, nga ku doli se ata që merreshin me aktivitet fizik 1 deri në 4 herë në muaj, dolën më mirë në të 5 sondazhet.

The Guardian

Përshtati: Dosja.al

plakja aktiviteti fizik

Sondazh

Poll